E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE dënon dhunën në Maqedoni: Respektoni ligjin

BRUKSEL- Bashkimi Europian ka dënuar dhunën e ditëve të fundit të shfaqur në Maqedoni, të cilat kanë si bazë incidentet me motive ndëretnike.

Zëdhënësi për Zgjerim i Komisionit Evropian, Petar Stano ka theksuar se KE kundërshton fuqishëm dhunën dhe mbështet përpjekjet për të respektuar sundimin e ligjit në vend.

“Shprehim keqardhje pë incidentet dhe lëndimet q ëkanë pësuar disa njerëz. KE për së afërmi po ndjek situatën e sigurisë në vend dhe e kupton që autoritetet lokale e qendrore po bëjnë hetime”,-ka thënë Stano, duke kërkuar nga aktorët politikë dhe shoqëria civile, që të ndihmojnë duke bërë thirrje për qetësi.

Ditët e fundit situata në Maqedoni është ndezur për shkak të incidenteve etnike. Më 8 mars 15 nxënës shqiptarë janë rrahur barbarisht në Shkup, ndërkohë më 28 shkurt dy shqiptarë, u qëlluan për vdekje nga policia maqedonase në qytetin e Gostivarit.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›