PE-Kosovë, takimi ndërparlamentar më 14-15 mars
PRISHTINË- Më 14 dhe 15 mars 2012 në Strasburg do të mbahet takimi i 5-të Ndërparlamentar, Parlamenti Evropian – Kosova.
Delegacionin e Kosovës do ta udhëheqë kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ndërsa ndër temat që do të diskutohen në takimin e rregullt vjetor ndërmjet Parlamentit Evropian dhe Kosovës do të jetë progresi i Kosovës drejt integrimit evropian.
Gjatë qëndrimit në Strasburg, kryetari i Kuvendit të Kosovës pritet të zhvillojë takime bilaterale me kryetarin e Parlamentit Evropian, Martin Schulz, me nënkryetarin e PE-së, Lázsló Surjan, si dhe me kryesuesin e Delegacionit të PE për marrëdhënie me Shqipërinë, Bosnjë - Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën, Eduard Kukan.
(ma.ar/BalkanWeb)