Pezullohet nga detyra drejtori i burgut të Peqinit
PEQIN- Pezullohet nga detyra drejtori i burgut të Peqinit, Dashamir Gjika. Lajmi konfirmohet për NEWS24 nga burime zyrtare të drejtorisë së përgjithshme të burgjeve.
Pezullimi nga detyra e kreut të burgut të Peqinit lidhet me rastin e një të burgosuri, të cilit i ishte dhënë leja për të shkuar në shtëpi. I burgosuri nuk u kthye në qeli dje që ishte dhe afati i fundit i lejes për të.
Pas kësaj Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Gazmend Dibra urdhëroi pezullimin nga detyra të Dashamir Gjikës.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)