BE dhe SHBA kërkojnë sanksione të reja kundër Iranit
Diplomatë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës paralajmëruan sot Iranin në një takim të bordit të Agjencisë Ndërkombëtare Bërthamore në Vjenë. Delegacioni spanjoll, i cili ishte përfaqësues i BE-së në takim, bëri një deklaratë shumë të fortë kritike ndaj qëndrimit të Iranit.
Në këtë deklaratë të BE-së, Irani akuzohet që “dështon në mënyrë të vazhdueshme” të plotësojë detyrimet ndërkombëtare dhe shprehet mbështetja për “veprimet” e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nëse Teherani vazhdon me këtë qëndrim.