BE diskuton mbi vizën e liderit bjellorus
Bruksel - Pajisja me vizë e presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, në përpjekje për të inkurajuar reformat politike në shtetin tradicionalisht prorus, do të jetë në qendër të bisedimeve të shteteve anëtare të BE-së. Diplomatët e BE-së thonë se progresi drejt demokracisë në Bjellorusi ka qenë zhgënjyes që nga ajo kohë, dhe kryeqytetet e BE-së duhet të vendosin tani nëse duhet rivendosur ky kufizim për Lukashenkon dhe rreth 40 zyrtarë të tjerë të lartë bjellorusë.
Lukashenko, që drejton atë që Uashingtoni e quajti dikur diktaturën e fundit në Evropë, u ndalua të udhëtonte në BE pasi dyshohej se manipuloi rizgjedhjen e tij në 2006-n, por blloku i pezulloi sanksionet vitin e kaluar. "Është në interesin tonë që Bjellorusia të hapet edhe më shumë", tha një diplomat përpara hapjes së takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së.