SHBA mirëpret masat e Islamabadit
Islamabad - SHBA-ja përshëndeti sot masat e njoftuara nga qeveria pakistaneze që bënë të mundur evitimin e një përplasje të rëndë duke i cilësuar ato si një hap i rëndësishëm drejt paqes kombëtare, bëri të ditur në një komunikatë ambasada amerikane në Islamabad.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin masat e njoftuara nga qeveria pakistaneze të cilat bënë të mundur evitimin e një përplasje të rëndë duke i cilësuar ato si një hap i rëndësishëm drejt paqes kombëtare. Ambasada amerikane në Islamabad, përmes një njoftimi për shtyp bën të ditur se "Është koha për Pakistanin dhe përfaqësuesit e tjerë politikë të punojnë së bashku me mbështetjen e aleatëve me qëllim për të forcuar në mënyrë paqësore demokracinë e tyre''. Sipas njoftimit në fjalë, ambasada amerikanë thekson se "Ky është një vendim i denjë i marrë nga një personalitet shtetëror për të evituar një përplasje, pasi zgjidhja kësaj çështjeje konsiston në një hap të rëndësishëm drejt paqes kombëtare''
Më parë u lajmërua se Kryeministri, Yousuf Raza Gilani do të njoftojë kthimin në funksionet e tyre të avokatëve të larguar nga detyra në vitin 2007 nën regjimin ushtarak të Pervez Musharraf, në mënyrë të veçantë të presidentit të Gjykatës së Lartë, Muhammad Iftikhar Chaudhry.