Salvador, nje gazetar zgjidhet presidenti i ri i vendit

El Salvador, 16 mars, 11:45, NOA – Zgjedhjet presidenciale ne Salvador janë fituar nga një ish-gazetar, ikonë e njohur televizive në këtë vend.
Mauricio Funes, një kandidat i ish-gueriljeve të ekstremit të majtë në Salvador u shpall dje në mbrëmje presidenti i zgjedhur i këtij vendi të Amerikës Qendrore.
Ai njihet për raportimet e tij të drejtpërdrejta televizive, që në kohën kur vendin e drejtonte një diktaturë e fuqishme.
Salvadori është drejtuar prej 20 vitesh nga e djathta, ndërkohë që rezultatet zyrtare të zgjedhjeve, i japin fitore gueriljeve të ekstremit të majtë.
"Jam presidenti i zgjedhur i të gjithë salvadorianëve", deklaroi kandidati i ekstremit të majtë, në një konferencë shtypi.
"Sot është fitorja e qytetarëve që kanë besuar tek shpresa dhe kanë mundur frikën. Është fitorja e të gjithë popullit të Salvadorit'', shtoi ai.
Ky vend ka vuajtur shumë në vitet ’80 deri në 1992 nga diktatura ushtarake.
n.e/NOA