E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE diskuton për refugjatët dhe kontrollin e ri kufitar

Takimi në Bruksel ka një temë të veçantë për diskutim, sepse Danimarka dëshiron të fusë përsëri kontrollin në kufijtë me vendet e saj fqinje të BE- së, Gjermaninë dhe Suedinë, raporton DW-ja.

Komisioni i BE-së ka kërkuar nga qeveria në Kopenhagen një deklaratë sqaruese. Komisioni nuk e pranon një qëndrim të tillë ndaj lirisë së udhëtimit në BE, thuhet në Bruksel.

Të mërkurën qeveria pakicë daneze kishte njoftuar se pas dhjetë vjetësh do të vendosë përsëri kontrollin në kufijtë me vendet fqinje të BE-së, Gjermaninë dhe Suedinë.

Partia  e krahut të djathtë populist, DVP, kishte arritur të triumfonte me këtë vendim në Parlamentin e Kopenhagenit. Si argumentim thuhet, se me këtë Danimarka do të mbajë larg kriminelët dhe refugjatët. /Start/

                                                                                             2011-05-12 11:49
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›