Eschenbcher Verdikti i votuesit ne zgjedhje duhet respektuar nga palet

Deutsche Welle Z. Eschenbaecher ne raportin paraprak qe misioni i vezhguesve nderkombetare te OSBE/ ODIHR-it paraqiti dje ne Tirane u shmang vleresimi i deritanishem i procesit zgjedhor nese ai po ecen drejt te qenit i lire i ndershem dhe ne perputhje me standartet nderkombetare. A do ta thoni kete ne raportin perfundimtar
Jens Hagen Eschenbaecher Natyrisht ka interes per nje vleresim te tille perfundimtar qe redukton gjthe procesin ne dy ndash tri fjale gje qe eshte e kuptueshme. A ndihmon ky percaktim per tu marre me problemet qe nxjerr nje proces zgjedhor Nuk jam shume i sigurt. Ajo qe po perpiqemi te bejme ne eshte te japim nje vleresim me nuanca te procesit zgjedhor dhe te shmangim nje percaktim te tille te ngushte si fjalia zgjedhje te lira te ndershme dhe ne perputhje me standartet nderkombetare. Jo vetem ne Shqiperi por ne cdo vend ku OSBE / ODIHR vezhgon zgjedhjet. Kjo fjali redukton nje proces kompleks ne dy ndash tre fjale dhe nuk jep mundesi per te paraqitur ne menyre objektive aspektet e ndryshme qe vezhgojme. Nje proces zgjedhor eshte konform standarteve nderkombetare ne disa aspekte kurse ne disa te tjera eshte pjeserisht apo nuk eshte fare. Ajo qe po perpiqemi te bejme eshte te japim drejtesi le te them per kompleksitetin e procesit.
Deutsche Welle Si eshte shfaqur karakteri konkurues dhe transparenca ne procesin e deritanishem zgjedhor te vena ne dukje si aspekte pozitive ne raportin paraprak A ka modele te kritikueshme qe jane shfaqur edhe ne zgjedhjet lokale te kesaj rradhe
Jens Hagen Eschenbaecher Konkurueshmeri ne ne kuptimin qe partite politike dhe kandidatet mund te regjistroheshin keta te fundit mund te benin fushate lirisht dhe te paraqisnin programet e tyre tek votuesit ne te gjithe vendin. Fushata u mbulua ne menyre aktive nga media e cila pasqyroi pikpamjet e ndryshme politike ne te gjithe vednin. Procesi ishte transparent pasi votimi u be ne menyre transpaente dhe keshtu po behet edhe numerimi. Ndersa nder aspektet me te kritikueshme ne krye eshte roli i partive ne komisionet zgjedhore sidomos i dy partive te medha PD ndash PS qe kane abuzuar me te drejtat qe u jep Kodi Elektoral pra ligji per te vazhduar betejen politike mes tyre ne fushen e aspekteve teknike te organizimit te zgjedhjeve. Dhe kjo nuk eshte hera e pare qe kjo ndodh me dy partite e medha. Per fat te keq ky eshte nje model qe po vazhdon ne Shqiperi.
Deutsche Welle Z. Eschenbaecher le te flasim per procresin e numerimit qe po vazhdon. Cfare mendoni per vonesa ne nxjerrjen e rezultatit A jnae ato te qellimshme
Jens Hagen Eschenbaecher Ajo qe eshte e rendesishme ne procesin e numerimit eshte transparenca dhe saktesia. Ne perfundim te tij te gjitha palet e perfshira duhet te kene besimin se votat u numeruan ne menyren e duhur dhe sakte. Pra gjeja me e rendesishme eshte qe vullneti i votueve te pasqyrohet ne rezultat. Nese vonesat jane apo jo te qellimshme kjo eshte veshtire te thuhet. Nje arsye e rendesishme pse po ecen kaq ngadale ky proces eshte transparenca pothuaj e tij unikale. Fletet e votimit dalin para kamerave secili mund te ndjeke se cfare po ndodh menyra keto qe po aplikohen nga marreveshja mes dy partive te medha procedura keto qe kane rrritur transparencen dhe kjo eshte shume pozitive nderkohe qe kane ngadalesuar procesin. Transparenca ka koston e vet por ne fund te fundit e rendesishme eshte pikerisht transparenca dhe saktesia e rezultatit.
Deutsche Welle A shikoni gjasa qe rezultati i zgjedhjeve lokale te 8 majit te pranohet nga pala humbese Edhe mospranimi i rezultatit nga kjopale eshte nje model negative qe ka shoqeruar pothuajse te gjitha proceset zgjedhore ne periudhen post ndashkomuniste te tranzicionit
Jens Hagen Eschenbaecher Eumlshte pjese e procesit demokratik qe partite qe humbin zgjedhjet te pranojne qe i humben ato. E rendesishme eshte qe partite politike te kene besim ne integritetin e procesit. Ne si vezhgues nderkombetare duke vezhguar procesin veme ne dukje anet e tij pozitive dhe mangesite mund te luajme nje rol ne kete drejtim. Por ne si vezhgues nderkombetare nuk na intereson rezultati na intereson procesi. Roli yne eshte te analizojne procesin dhe te veme ne dukje fushat ku ne te ardhmen duhen bere permiresime. Zgjedhjet jane ne rradhe te pare per votuesit dhe jo per interesat e ngushta te partive politike. Pra eshte votusi qe flet diten e zgjedhjeve dhe verdikti i votuesit duhet respektuar nga te gjitha partite pjesemarrese ne zgjedhje.
Intervisten e zhvilloi AniRuci
RedaktoiAida Cama