E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova po mbledh faktet per krimet e kryera nga Serbia

12 vjet pas perfundimit te luftes krimet e luftes qe kane ndodhur ne Kosove do te dokumentohen per here te pare edhe ne forme zyrtare. Per kete qeveria e Kosoves ka vendosur qe te themeloje nje institut qe do te beje hulumtimin e ketyre krimeve te kryeranga viti 1990 deri ne vitin 1999. Sipas ministrit te drejtesise ne qeverine e Kosoves Hajredin Kuci nje nga synimet ketij instituti eshte edhe pergatitja e padise kunder Serbise nga ana e Kosoves por kjo sipas tij do te behet pas hulumtimit te krimeve.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Hajredin Kuci Ministri i Drejtesise Hajredin Kuci thote se ne kete institut do te pershihen edhe eksperte te ndryshem per Hulumtimin e Krimeve te Luftes. Nje nisme e tille eshte mirepritur nga organizatat per te drejtat e njeriut te cilat tash disa vjet angazhohen per evidentimin e krimeve te kryera gjate kesaj periudhe. Behxhet Shala nga Keshilli per mbrojtjen e te drejtave te njeriut KMDLNJ thote se hulumtimi i krimevete kryera nga ana e Serbise duhet te behet qe nga viti 1981 e jo nga viti 1990 ashtu sic thote qeveria e Kosoves. Eumlshte ceshtje se sa do te kete vullnet dhe gatishmeri qeveria e Kosoves qe te investoje ne kete institut dhe qe pastaj me rigrumbullimin e fakteve jo vetem per vitin 1990 e kendej por edhe me heret te krijoje nje baze juridike qe te ngriten padi kunder Serbise.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Logo e KOMRANje nisme per dokumentimin e krimeve te ndodhura ne hapesirat e ish Jugosllavise tashme eshte ndermarre edhe nga nje organizate rajonale per te drejtat e njeriut KOMRA. Kjo organizate po hulumton krimet ne ish-Jugosllavi qe nga viti 1991 deri ne vitin 2001. Pjese e kesaj levizje eshte edhe organizata kosovare per te drejtat e njeriut Integra e cila ka filluar te mbledhe nenshkrime te cilat do tu dorezohen qeverive ne vendet e ish Jugosllavise. Sipas Kushtrim Koliqit perfaqesues i kesaj organizate me mbledhjen e nenshkrimeve synohet qe te nxiten qeverite qe te formojne nje komision te perbashket rajonal per hetimin e krimeve te luftes. Ne Kosove ky komision do te mund ti lehtesonte te gjithe shpirtrat e atyre familjeve qe jane prekur nga lufta dhe poashtu do te kishte ndikim ne shoqeri. Ne momentin qe dihet sakte se sa njerez jane vrare ne Kosove kush jane ata kush i ka kryer ato krime atehere eshte nje lloj lehtesimi thote Kushtrim Koliqi.

Sipas te dhenave te organizatave te ndryshme qe angazhohen per te drejtat e njeriut ne Kosove krimet me te medha nga viti 1990 deri ne vitin 1999 jane kryer nga policia dhe ushtria e Serbise. Deri me tash Kosova nuk ka paditur kerkend per rreth 14 mije te vraret e luftes. 1800 nga ta akoma konsiderohen te zhdukur.

AutorBekimShehu

RedaktoiAida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›