BE diskuton sot në Luksemburg EULEX-in
LUKSEMBURG-Kosova pritet të jetë njëra ndër temat e diskutimit në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian. Mbledhja do të mbahet në Luksemburg. Zëdhënësja e kryesisë franceze të Bashkimit Evropian, Marin dë Karne, ka bërë të ditur se për Kosovën do të diskutohet në kontekst të vendosjes së EULEX-it.
Ajo ka thënë së kryesia e Bashkimit Evropian shpreson se ky mision do të shtrihet së shpejti në gjithë territorin e Kosovës.
(d.b/RTK/BalkanWeb)