E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bluzat e bardha te Kosoves ne grevë për pagat

 

PRISHTINE-Punonjësit e shëndetësisë në Kosovë do të fillojnë sot një grevë të pëgjithshme për të kërkuar rritjen e pagave.

Sindikata e Shendetësisë ka bërë të ditur se greva që do fillojë në orën 7 të mëngjesit do mbahet në të gjitha instiucionet publike shëndetësore në Kosovë dhe do zgjasë 24 orë. Puna do të ndërpritet në të gjitha institucionet shëndetësore, por do të ketë edhe përjashtime. Gjatë grevës do trajtohen vetëm rastet urgjente.
Sindikata kërkon rritjen e pagave pë 50 për qind, kërkon që Kuvendi të miratojë ligjin për punën dhe sigurimin shëndetësor si dhe beneficione tjera gjatë orarit të punës.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›