E Diel, 1 Nëntor 2026

BE do liri lëvizjeje Kosovë – Serbi

Shefi i delegacionit të BE në Beogradu Vincent Degert (në foto) ka deklaruar sot BE nuk kërkon nga Serbia ta njohë Kosovën dhe as që ka ndonjë kusht për anëtarësim, por pret normalizim marrëdhëniesh Beograd - Prishtinë, njoftojnë medie të Beogradit.Degert ka thënë se edhe Serbia e edhe Kosova e kanë të ardhmen në BE dhe se kontesti për statusin Kosovës nuk bën të jetë pengesë në rrugën e integrimeve evropiane.

"Për këtë arsye kërkojmë që me dialog të zgjidhet problemi dhe të gjenden zgjidhje për çështje praktike siç janë liria e lëvizjes, qarkullimi mallrave, siguria etj”./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›