E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përleshje me lëndime trupore në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë për përfshirje në një përleshje me një tjetër të cilin raportohet se e ka sulmuar me shufër metalike.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull- i komunitetit Ashkali pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një femre kishte sulmuar me një shufër metalike viktimën mashkull- Ashkali duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas po këtij njoftimi, viktima është dërguar në Spitalin e Graçanicës ku është ndaluar për tretman mjekësorë. Me urdhër të Prokurorit i dyshuari është dërguar në Qendrën e ndalimit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›