Kosova ftohet në SEECP

Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë Nikola Poposki ku është biseduar rreth zhvillimeve në rajon.
" Ne biseduam për marrëdhëniet diplomatike dhe për situatën në rajon. Ministri Popovski më bëri ftesë për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Procesin e Bashkëpunimit të Europës Juglindore (SEECP), shkruan Express.
Pjesëmarrja e Republikës së Kosovës në SEECP është e para në nivel shtetëror, dhe është dëshmi për rrugën e pandalshme të integrimit të Republikës së Kosovës në sistemin ndërkombtarë. Ne do të vazhdojmë me këmbëngulësi të pathyeshme për t’u anëtarësuar në organizata rajonale, europiane dhe në sistemin ndërkombatr" ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social Facebook./Indeksonline./