Tetova ndalon punën e këngëtareve dhe kameriereve shqiptare

Në një aksion të policisë së Tetovës janë ndaluar nëntë vajza, që siç mësohet po punonin ilegalisht si këngëtare dhe kameriere, transmeton INA.“ Gjashtë nga vajzat e ndaluara janë shtetase të Shqipërisë, ndërsa tre prej tyre janë nga vendi.
Në këtë operacion kontrolli në bashkëpunim me Drejtorinë për të Ardhura Publike ato u zbuluan në një lokal në Zhelinë dhe se ka dyshime për qëndrimin e tyre të paligjshëm dhe pa lejet e duhura të kryerjes së këtyre aktiviteteve”, theksoi zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski./Indeksonline/