E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE do të ndihmojë Italinë për ekzodin "tunizian"

Autoritetet evropiane thanë se do ta ndihmojnë Italinë që t`ia dalë mbanë me "trysninë e jashtëzakonshme" të ekzodit tunizian, pasi mijëra shtetas të këtij vendi gjatë fundjavës e kaluan Detin Mesdhe.

Ardhja masive nga Tunizia filloi pas përmnbysjes së presidentin Zine el-Abidine Ben Ali.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian tha se blloku 27-anëtarësh po synon të mobilizojë mjetet në dispozicion për të dalë në ndihmë Romës.

Komisionerja e BE-së për Politikë të Brendshme, Sesilia Malmstrom, tha se po bëhen përpjekje për të siguruar helikopterë dhe personel shtesë për t`i patrulluar kufijtë e BE-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›