SHBA, vriten me thikë 4 persona

Të paktën katër persona janë vrarë me thikë në pjesë të ndryshme të qytetit të Nju Jorkut nga një njeri i armatosur, i cili në fund u arrestua.
Lajmin e bën të ditur policia e Nju Jorkut. Maksim Gelman, 23 vjec, u rrethua dhe u arrestua nga policia sot në një stacion metroje, pranë sheshit “Times Square” në qendrën turistike të Manhatanit, ku ai kishte goditur me thikë një person.
Vrasjet kishin nisur 28 orë më parë në Bruklin, lagje me popullsi të madhe emigrantësh rusë. I arrestuari kishte vrarë po ashtu njerkun e tij, ish-të dashurën dhe nënën.