ZGJOHU: Forcat policore mbrojtën huliganët maqedonas

Organizatat jo qeveritare shqiptare në Shkup dënuan dhunën e shkaktuar sipas tyre nga grupe të organizuara që kishin ardhur sot në Kala me qëllim që të pengojnë pres konferencën e organizatave joqeveritare shqiptare.
“Këto grupe sulmuan dhe lënduan edhe drejtuesin e Lëvizjes ZGJOHU! si dhe shumë aktivistë të tjerë të Lëvizjes ZGJOHU! Të cilët ishin tubuar dhe u detyruan të vetëmbrohen nga sulmet e paskrupullta të huliganeve me maska në fytyrë”, thuhet në reagim e kësaj lëvizje.
Më tej, ZGJOHU thotë se forcat speciale policore u vunë në mbrojtje të grupeve me maska në fytyrë duke mos e ndaluar sulmin e tyre me gurë, shufra dhe thika kundër shqiptareve të tubuar në mënyrë paqësore para Kalasë së Shkupit.
“Ne përfaqësuesit e shoqërisë civile shqiptare në Maqedoni jemi tubuar sot para vendit të krimit në Kalanë e Shkupit, krim kulturor ky i nisur në vitin 2007 nga ana e Pasko Kuzmanit dhe ekspeditës se tij ndëshkuese ndaj trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore shqiptare në Maqedoni. Jemi ne ata që, qysh në mars të vitit 2007, alarmuan për nisjen e këtij krimi ndaj trashëgimisë së përbashkët, arkeologjisë dhe prezencës autentike shqiptare në këto troje”, thuhet në deklaratën ku do të reagohej për ndërtimin e kishës.