Kosovë, mblidhet kryesia e PDK-së
Mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës për të diskutuar në lidhje me negociatat me Aleancën Kosova e Re për arritjen e një marrëveshje të mundshme për formimin e koalicionit qeverisës, ndërsa zyrtarët e PDK-së nuk janë prononcuar për mediar dhe nuk dihet se sa mund të zgjasë takimi.
Ndërkohë, më herët burime brenda PDK-së kanë dekaruar për Telegrafin se krerët e PDK-së dhe AKR-së - Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli, kanë mbajtur një takim në shtëpinë e Pacollit në Hajvali. Mirëpo, nënkryetarja e AKR-së, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se të dielën nuk është zhvilluar asnjë takim ndërmjet udhëheqësve të dy partive.
Nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Makolli, ka thënë se janë në pritje të ftesës së PDK-së për një tjetër takim të mundshëm gjatë ditës, ndërsa ka sqaruar se në takimin e të shtunës nuk është biseduar për detaje të marrëveshjes, pasi, sipas tij, fillimisht duhet të arrihet një marrëveshje dhe pastaj të nisin bisedimet konkrete.