E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE drejt rolit udheheqes ne Lindjen e Afert

Me pare ishin Condoleezza Rice dhe Hillary Clinton ministret e jashtme te SHBA-se dhe i derguari i posacem George Mitchell te cilet shfaqeshin rregullisht ne Jeruzalem dhe Ramallah. Ata donin te conin perpara procesin e paqes mes izraeliteve dhe palestinezeve dhe deshtuan. Nderkohe SHBA-ja eshte terhequr faktikisht nga diplomacia ne Lindjen e Afert dhe evropianet perpiqen te mbushin vendin e lene bosh nga amerikanet. Rregullisht dhe me konsekuence e ngarkuara e BE-se me politiken e jashtme Catherine Ashton udheton per ne Lindjen e Afert cdo dy ose tre muaj.

Te merkuren 25.1. ajo nenshkroi ne Gaze nje marreveshje me UNHCR-ne agjencine e Kombeve te Bashkuara per refugjatet.  Sipas saj BE-ja merr peshen kryesore ne financimin e agjencise me nje shume prej 55 milione eurosh. Parate shkojne per arsim shendetesi dhe ndihme sociale per me te varfrit ne Gaze. Zonja Ashton kerkon megjithate me shume se kaq sic deklaroi vete ne Gaze Une besoj ne nje zgjidhje me dy shtete dhe besoj ne negociatat te cilat duhet te fillojne menjehere per arritjen e kesaj zgjidhjeje. Une jam ketu per te cuar perpara pikerisht kete negociata te verteta te cilat kane ne qender te vemendjes nevojat emergjente kryesisht te popullit palestinez.

BE-ja ne rolin e vepruesit me synim

Bashkimi Evropian ka marre rolin e aktivistit ne Kuartetin e Lindjes se Afert. Amerikanet duket se e kane humbur besimin ne arritjen e paqes ne Lindjen e Afert ruset nuk jane angazhuar asnjehere vertet dhe Kombet e Bashkuara kane besim tek zonja Ashton. Tani ajo mori mbeshtetje nga Berlini. Ashton emeroi Andreas Reinicken te derguar te posacem te BE-se per procesin e paqes ne Lindjen e Afert. Aktualisht Reinicke eshte ende ambasadori gjerman ne Siri. Nga 1 shkurti ai do te jete ne krah te baroneshes Ashton si i derguar i posacem dhe do te kete nje rol kyc ne perpjekjet per te risjelle ne tryezen e bisedimeve izraelitet dhe palesinezet. 

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Andreas Reinicke i derguari i posacem i BE-se ne Lindjen e AfertBaronesha Ashton ka nevoje urgjente per perforcim pasi ne negociatat qe zhvillohen ne Amman prej fillimit te janarit nuk eshte bere asnje hap perpara. Takimi duhet te pergatise mbajtjen e bisedimeve thelbesore. Kuarteti i Lindjes se Afert ka vene nje afat per palet kundershtare. Deri te enjten 26.1. ato duhet te paraqesin propozime per vijen e ardhshme kufitare mes nje shteti palestinez dhe Izraelit dhe per rregullat e sigurise. Palestinezet e kane respektuar afatin izraelitet jo.

Pesimizem ne bisedimet per Lindjen e Afert

Te merkuren 25.1. u takuan per here te peste ne Amman negociatoret izraeliti Jitzhak Molho dhe palestinezi Saeb Erekat. Sipas informacioneve te gazetes izraelite Haaretz ne takimin e meparshem te shtunen 21.1. kishte patur konfrontime te ashpra. Molho donte te diskutonte hollesisht per ceshtjet e sigurise. Erekat kishte kerkuar nga bashkebiseduesi izraelit te paraqiste fillimisht propozimin e tij per vijen kufitare dhe rregullat e sigurise.

Pala izraelite kundershton perfundimin e afatit te Kuartit te enjten dhe kerkon te vazhdoje deri ne fund te marsit bisedimet per ceshtjet e kufirit dhe sigurise. Palestinezet nuk e pranojne kete. Ata jane gati te vazhdojne negociatat vetem pasi delegacioni izraelit te paraqese nje propozim konstruktiv.

Autor Sebastian Engelbrecht / E. Xhani

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›