E Diel, 1 Nëntor 2026

Me shume shtysa ne vend te vetem masave te kursimit

Ne Athine thuajse askush nuk do te cuditej me zgjatjen e negociatave per reduktimin e borxhit grek. Pokeri dhe bllofi jane pjese e biznesit mendojne shume komentues dhe presin qe negociatat e veshtira te perfundojne brenda mesit te shkurtit. Greket i shqetesojne shume me teper rekomandimet e eksperteve te ekonomise per daljen e mundshme nga Eurozona.

Thanassis Mavridis nje njeri i fjaleve te qarta i cili ben pjese ne publicistet greke me me emer per tema ekonomike nuk e mbeshtet aspak daljen nga euroja. Vec kesaj sipas tij nje dalje e Greqise nga Eurozona duket se nuk eshte as ne interes te kreditoreve nderkombetare ndryshe fuqite e medha evropiane do ta kishin vene ate prej kohesh ne jete beson eksperti i ekonomise. Kush merret seriozisht me pacientin grek di te peshoje argumentet pro dhe kunder dhe duhet te arrinte detyrimisht ne perfundimin se nje dalje nga euroja nuk eshte opsion per askend mendon Mavridis. Me gjithe mungesen e madhe te reformave ai eshte optimist se me ndihmen e partnereve evropiane Greqia mund ta kaperceje krizen aktuale. Por vendi ka nevoje pikerisht per partnere dhe jo gjykates. shte e gabuar te perdoret Greqia si nje shembull ndeshkimi mendon eksperti athinas.

Duhen zgjidhur problemet e shkaktuara nga vete greket

Keshtu mendojne nderkohe shume greke para se gjithash ata me te ardhura te uleta te cilet qe prej fillimit te krizes shohin te zhduken te ardhurat e tyre. Meqenese prej dy vjetesh ne vend nuk behet asgje pa miratimin e eksperteve te huaj te ekonomise duhet te lejohet edhe pyetja nese Trojka ben gjithcka si duhet thuhet vazhdimisht ne shtypin grek.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Dhjetor 2011 Klaus Masuch i Bankes Qendrore Evropiane mberrin ne ministrine e Financave te Greqise per bisedime mbi paketen e spetimitMavridis eshte i sigurt se kush kerkon ti vije vertet ne ndihme Greqise nuk duhet te denoje ne menyre te pergjithshme te gjithe qytetaret me taksa te reja por te shtyje klasen politike te vendit ne ndermarrjen e reformave dhe heqjen e sistemit klientelist qe frenon gjithcka. Ne parim nuk mund te mohohet se problemet ne pjesen me te madhe jane krijuar nga vete greket.

Nese nuk shkulet me rrenje korrupsioni i perhapur gjeresisht ne Greqi te gjitha te tjerat nuk kane asnje kuptim mendon Mavridis. Evropa mund te ndihmoje duke ushtruar trysnine e duhur per shembull per largimin nga puna te mijera personave te cilet qe prej vitit 2006 e kane marre statusin e nepunesit fale lidhjeve politike pa kaluar ne asnje proces perzgjedhjeje kritikon publicisti athinas.

Pakenaqesi ne rritje

Pakenaqesia me politiken shprehet edhe ne sondazhet aktuale partite popullore jane nen 30 per qind partite e majta te protestes po dyfishojne perkrahjen e tyre madje nje parti pirate sipas modelit gjerman eshte themeluar kohet e fundit ne Athine dhe po merr mjaft mbeshtetje.

Megjithate loja per pushtet e politikaneve ne Athine vazhdon dhe ka vene ne pozite te veshtire edhe qeverine e emergjences nen drejtimin e kryeministrit Lukas Papademos.

Te marten 24.1. kryeministrit te perkohshem iu desh te pranonte nje deshtim me peshe simbolike ne parlament nje ligj i cili duhej te liberalizonte oraret e hapjes per farmacite u kundershtua pasi kryesisht deputete socialiste pjesetare te koalicionit qeverises votuan kunder ose abstenuan. Ministri socialist i Shendetesise Andreas Loverdos deklaroi me pas se do ta prezantonte serish ligjin ne parlament.

Jo vetem masa kursimesh po edhe nxitje e zhvillimit ekonomik

Jane ne radhet te pare masa te tilla per stimulimin e konkurrences qe i nevojiten shume vendit mendon Jorgos Dukidis profesor per informatike ekonomike ne Universitetin e Athines.Ekonomia greke nuk mund te mbeshtetet vetem ne pagat e uleta shume me e rendesishme eshte rritja e produktivitetit dhe konkurrences permes hapjes se tregjeve shpjegon eksperti i ekonomise. Kuadri ligjor per investimet private aktualisht nuk eshte i besueshem favorizon burokracine dhe shkakton kosto te larta per sipermarrjet. Kjo duhet te ndryshoje sa me shpejt kritikon profesor Dukidis.Paragjykimet ne veri te Evropes se greket jane pertace dhe me kualifikim te dobet jane te gabuara shpjegon profesor Dukidis. Por duhen krijuar kushtet e nevojshme qe njerezit te njohin dhe shfrytezojne potencialin e tyre.

Nese deri tani prioritet kane pasur uljet e pagave dhe rritja e tatimeve ka ardhur koha qe ne rend te dites te vihen masa modernizuese per ekonomine greke. Edhe Trojka duket se ka ushtruar trysni ne kete drejtim. Mbetet vetem qe partite bashkeqeverisese greke te votojne per reformat per te cilat thone prej kohesh se i mbeshtesin.

Autor Janis Papadimitriu / E. Xhani

Redaktoi Elert Ajazaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›