KLD, shqyrtohet pr/ligji për administratën gjyqësore

Në rast se në mbledhjen e parë më datë 1 tetor, KLD kishte ftuar për mendim kryetarët e gjykatave të Shkallës së Parë dhe të Apelit, në mbledhjen e sotme me dyer të mbyllura ishin ftuar ekspertë të huaj.
Mësohet se diskutimet kanë rrahur në tre pika: E para ekspertët e EURALIUS, Misioni Europian i Asistencës për sistemin e drejtësisë në Shqipëri, kanë deklaruar se në përgatitjen e projektligjit për administratën gjyqësore, nuk është marrë mendimi i tyre.
Së dyti, ekspertët e EURALIUS-it, por edhe ekspertë të tjerë të huaj, kanë deklaruar se në Europës funksionimi i administratës gjyqësore nuk i lihet në dorë ministrit të Drejtësisë.
Sipas tyre ka dy modele: ose me ligj te posacem ose administrata gjyqësore është pjesë e shërbimit civil.
Në Shqipëri, ligji për administratën gjyqsore parashikon vetëm kompetencat e kancelarit të gjykatës, por aspektet e funksionimit të gjykatës ia lë në dorë ministrit.
Dhe cështja e tretë e dalë në diskutime, është sugjerimi se në Shqipëri funksionimi i administratës gjyqësore të mos rregullohet me një ligj i posacëm, por të jetë një shtesë e ligjit për funksionimin e gjyqësorit.
Në ligjin e miratuar në fillim të vitit, ka dy dispozita në ligjin për funksionimin e gjyqësorit, që e detyrojnë Parlamenti të ndërmarrë një hap të tillë. Pritet që KLD t'ia dorëzojë të hënën me shkrim rekomandimet zyrtare komisionit parlamentar të ligjeve.