BE e pakënaqur me politikat e shtetit izraelit
Pragë - BashkimKarel Schwarzenbergi Europian shprehet i pakënaqur lidhur me disa politika të ndjekura nga Izraeli. Ministri i Jashtëm çek, Karel Schwarzenberg, vend i cili mban presidencën e radhës së BE-së, shprehet se mbajtja e një samiti midis BE-së dhe Izraelit nuk do të zhvillohet gjatë tre muajve të ardhshëm.
"Nuk jemi të kanaqur me disa hapa të ndërmarrë nga qeveria izraelite, kryesisht me ndërtimet pranë Jerusalemit, por gjithashtu edhe lidhur me të drejtën e hyrjes në Gaza, që aktualisht është shumë e kufizuar. Po kështu edhe qeveria e re izraelite nuk ka ngjallur shumë optimizëm në këtë aspekt”, deklaron Schwarzenbeg në të përditshmen "Lidove Noviny”