Klinton: Talebanëve t’u ofrohet pajtim dhe integrim për paqen
Pragë - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, shprehet për një pajtim me talebanët, të cilët kanë hequr dorë nga dhuna. Deklarata e sekretares amerikane erdhi gjatë konferencës ndërkombëtare të mbajtur në Pragë për të ardhmen e Afganistanit.
"Duhet të mbështesim përpjekjet e qeverisë afgane për të veçuar nga ekstremistët e Al-Kaidës dhe talebanët ata që janë bashkuar me radhët e tyre jo me bindje, por nga dëshpërimi. Atyre duhet t'u ofrohet një lloj pajtimi dhe integrimi i pranueshëm në një shoqëri për paqen, nëse dëshirojnë të heqin dorë nga dhuna, të shkëputen nga Al-Kaida dhe të respektojnë kushtetutën", deklaroi Klinton gjatë fjalimit të saj.