E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso parashton prioritetet e samitit të G20-s

Bruksel - Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Emanuel Barroso, parashtroi sot çështjet kryesore të cilat janë të domosdoshme për t’u trajtuar në samitin e G20-s. Ai u shpreh se ky samit duhet të angazhohet për një reformim të thellë të institucioneve financiare, planifikimin e shpenzimeve të tepërta financiare nga qeveritë, dhe të angazhohet për një marrëveshje në luftën kundër ngrohjes globale.

Barroso u shpreh ndër të tjera se BE-ja duhet t’i njohë një rol më të gjërë vendeve të tilla si Kina dhe India në Fondin Monetar Ndërkombëtar. "Ekonomitë në zhvillim duhet të kenë një rol më të drejtë. Vendet e BE-së duhet të jenë më fleksibël për arritjen e kësaj", u shpreh Barroso gjatë prezantimit të prioriteteve të bllokut 27-anëtarësh për samitin e 2 prillit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›