E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani gati të ndihmojë në rindërtimin e Afganistanit

Hagë - Irani shpreh gatishmërinë të marrë pjesë në rindërtimin e Afganistanit. Kjo deklaratë vjen nga zëvëndësministri i Jashtëm i këtij vendi, Mohamad Mehdi Akhunxadeh, i cili është pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare për të ardhmen e Afganistanit, e cila po mbahet në Hagë.

"Duke përshëndetur propozimet për bashkëpunimet e ofruara nga vendet kontribuese në Afganistan, Republika Islamike e Iranit është plotësisht e gatshme të marrë pjesë në projekte për të luftuar trafikun e drogës, dhe projekte të tjera për zhvillimin dhe rindërtimin e Afganistanit", deklaroi Akhunxadeh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›