E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE emëron një të dërguar për Veriun e Kosovës

PRISHTINË - Bashkimi Evropian emëroi një të dërguar për Veriun e Kosovës me qëllim që të favorizojë ruajtjen e rendit në këtë sektor të populluar në shumicën e tij me serbë dhe që ka qenë skenë tensionesh ndëretnike. Kështu njoftuan shërbimet e përfaqësuesit të posçëm të BE-së për Kosovën, Pieter Feith.
I dërguari i ri evropian, Michael Giffoni, aktualisht edhe ambasador i Italisë në Prishtinë, do të ndihmojë për forcimin dhe promovimin e vizioneve dhe vlerave të BE-së në këtë territor", njoftuan këto shërbime në një komunikatë.
"BE është e vendosur të ketë një prani të përgjithshme dhe të përhershme në veri të Kosovës, me qëllim që të forcojë të gjitha aktivitetet e saj në këtë sektor", saktësuan këto shërbime në një komunikatë.
Diplomati italian do të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë aktorët e përfshirë, e veçanërisht me Pieter Feith, sipas komunikatës.
Që pas përfundimit të luftës 1998-1999, veriu i Kosovës ka qenë skenë tensionesh të ashpra ndëretnike.
Qyteti kryesor në veri të vendit, Mitrovica është kështu i ndarë në dy pjesë që prej disa vjetësh, me popullsinë shqiptare që jeton në jug të lumit Ibër dhe popullsinë serbe që jeton në veri.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›