E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, emëron një të dërguar për veriun e Kosovës

Bashkimi Evropian emëroi një të dërguar për veriun e Kosovës me qëllim që të favorizojë ruajtjen e rendit në këtë sektor të populluar në shumicën e tij me serbë dhe që ka qenë skenë tensionesh ndëretnike, njoftuan shërbimet e përfaqësuesit të posçëm të BE-së për Kosovën, Pieter Feith.
I dërguari i ri evropian, Michael Giffoni, aktualisht edhe ambasador i Italisë në Prishtinë, do të ndihmojë për forcimin dhe promovimin e vizioneve dhe vlerave të BE-së në këtë territor", njoftuan këto shërbime në një komunikatë. "BE është e vendosur të ketë një prani të përgjithshme dhe të përhershme në veri të Kosovës, me qëllim që të forcojë të gjitha aktivitetet e saj në këtë sektor", saktësuan këto shërbime në një komunikatë.
Diplomati italian do të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë aktorët e përfshirë, e veçanërisht me Pieter Feith, sipas komunikatës.
Që pas përfundimit të luftës 1998-1999, veriu i Kosovës ka qenë skenë tensionesh të ashpra ndëretnike.
Qyteti kryesor në veri të vendit, Mitrovica është kështu i ndarë në dy pjesë që prej disa vjetësh, me popullsinë shqiptare që jeton në jug të lumit Ibër dhe popullsinë serbe që jeton në veri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›