Kufiri me Kosovën, qeveria maqedonse e firmos
SHKUP-PRISHTINE-Qeveria e Maqedonisë votoi pak pas mesnate Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Kosovën, si dhe tekstin e harmonizuar të marrëveshjes për demarkacionin fizik të kufirit mes dy shteteve. Tani pritet ratifikimi i Marrëveshjes në Parlamentet përkatëse.
Në njoftimin e Qeverisë në Shkup thuhet se u miratua edhe propozim-ligji për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin fizik të kufirit mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës, e cila i është dorëzuar për miratim Kuvendit të Maqedonisë.
Ndaj vendimit ka reaguar Lidhja Socialdemokrate, e cila përmes një komunikate tha se nuk pajtohet që kjo çështje të shqyrtohet me urgjencë kaq të madhe, pasi sipas saj, me një qasje të tillë krijohet dyshimi në opinion se pas gjithë kësaj fshihet dicka.
Të premten dy kryeministrat Hashit Thaci e Nikola Gruevski edhe pse në distancë nënshkruan marrëveshjen për kufirin ata kanë zhvilluar edhe një bisedë telefonike pasi vunë firmat.
Hapi tjetër, sipas marrëveshjes, ka qenë kërkesa e dy qeverive për parlamentet që të mblidhen të shtunën në orën 11:00 për të ratifikuar dokumentin. Në Prishtinë kjo procedurë ka ecur sipas planit. Zyra për Informim e Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur përmes një kumtese se seanca e jashtëzakonshme me vetëm një pikë të rendit të ditës – marrëveshjen për demarkacion fizik të kufirit – mbahet të shtunën.
Pika tjetër e pajtimit mes Prishtinës dhe Shkupit ka qenë që menjëherë pas ratifikimit të kësaj marrëveshje të bëhet vendosja e marrëdhënieve diplomatike sa më shpejt, të shtunën, ose brenda pak ditësh në vijim. Edhe kryeministri Nikola Gruevski ka iniciuar procedurën që parlamenti maqedonas të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, në të njëjtën kohë me parlamentin kosovar.
Edhe pse e kundërshtoi Marrëveshjen opozita maqedonase njoftoi pjesmarrjen në seancën e Kuvendit për të penguar, siç u shpreh që kjo çështje të kalojë në mënyrë “konspirative pas shpinës së popullit”.
Edhe pse më parë Qeveria e Kosovës është shprehur se e ka zgjidhur mosmarrëveshjen e kufirit me Maqedoninë. Në deklaratën e zyrës së kryeministrit thuhet se marrëveshja e forcon shtetësinë e Kosovës dhe e "thellon bashkëpunimin dhe stabilitetin rajonal".-
Nga Kosova i pari që përshëndeti marrëveshjen ishte Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith. “I përgëzoj qeverinë e Kosovës dhe atë të Maqedonisë për marrëveshjen për demarkacionin e kufirit. Në cilësinë e PCN-së në Kosovë dua të përgëzoj kryeministrin Hashim Thaçi për rolin e tij të rëndësishëm në këtë proces,”, theksoi Feith.
(d.b/BalkanWeb)