Ambasadori Dell : Marrëveshja u hap dyert marrëdhënieve diplomatike
"Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Dell, mirëpriti nënshkrimin e marrëveshjes e cila shënon kufirin shtetërorë në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë", theksohet në një deklaratë të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
"Ambasadori theksoi se kjo marrëveshje është rezultat i negociatave qëllim-mira nga ana e përfaqësuesve të të dyja shteteve, dhe që për Kosovën përmbush një dispozitë të rëndësishme të Planit Ahtisaari", thuhet në deklaratë.
"Kjo marrëveshje tregon përkushtimin e të dyja shteteve, Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore dhe stabilitet në rajon, duke përparuar drejt qëllimit të përbashkët - anëtarësimit të plotë në komunitetin e shteteve Evropiane dhe Euro - Atlantike.
Ambasadori Dell theksoi se kjo marrëveshje i hap dyert vendosjes së marrëdhënieve të plota diplomatike mes dy shteteve, dhe është sukses në konsolidimin e rolit të Kosovës në rajon", përfundon deklarata e Ambasadës Amerikane në Republikën e Kosovës.