Mali i Zi mbështet kandidaturën e Jeremiçit

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, ka konfirmuar për mediat serbe se vendi i tij do të mbështesë kandidaturën e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiç, për president të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
“Ne jemi fqinj që promovojnë marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe konsiderojmë se në këtë drejtim është e domosdoshme të dërgojmë mesazh të mirë nga rajoni. Në bazë të asaj që ka deklaruar ministri dhe që është miratuar në nivelin e autoriteteve shtetërore të Serbisë, ne i japim mbështetje të plotë Jeremiçit për postin e kreut të Asamblesë Gjenerale të OKB-së”, ka thënë Vujanoviç.
Në rrafshin rajonal, Bosnja vazhdon debatet për mbështetje ose jo të diplomatit serb, përderisa Kroacia ka deklaruar tashmë se do të mbështesë Lituaninë, e cila ka paraqitur kandidaturën para Serbisë.