E Diel, 1 Nëntor 2026

Lunacek: Kosova të marrë pjesë në Lojërat Olimpike

Raportuesja e Parlamentit Evropian (PE) për Kosovën, Ulrike Lunacek, po angazhohet për pjesëmarrjen e Kosovës në Lojërat Olimpike, që do mbahen gjatë kësaj vere në Londër.

Në amendamentin, të cilin e ka dorëzuar në Rezolutën e PE-së për Kosovën, e të cilin e ka publikuar agjencia serbe Tanjug, ajo ka treguar për rëndësinë e “avancimit të raporteve të Kosovës dhe përfaqësimin në institucionet ndërkombëtare, të cilat merren me kulturën dhe ruajtjen e trashëgimisë, si dhe pjesëmarrjen në organizatat sportive”.

Zëdhënësi i Lanaçekut, Volfgang Mahrajh, i ka thënë Tanjugut se për Rezolutën për Kosovën do të diskutohet të enjten, transmeton Koha.net.

Lunacek në amendamentin e vet të paraqitur veçmas, ka apostrofuar Komitetin Ndërkombëtar Olimpik “në pikëpamjen e mundësimit të pjesëmarrjes së sportistëve të Kosovës në Lojërat Olimpike të Londrës”

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›