Kosovë, arrestohen katër serbë, mes tyre edhe kryetari ilegal i Vitisë

Policia e Kosovës ka arrestuar katër serbë në pikën e kalimit të Dheut të Bardhë, afër Konçulit, ku mes tyre është edhe kryetari illegal i komunës së Vitilisë.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve Tanjug e cila citon burime nga ministria e brendshme serbe e cila ka theksuar se të arrestuar janë kryetari i Komunës së Vitisë Sreçko Spasiç dhe punonjësit e administratës komunale Ivica Najkiç dhe Aleksandër Stojilkoviç si dhe Svetozar Nashkoviç, polic i Departamentit të Policisë së Ferizajt.
Ministria serbe për Kosovën ka bërë me dije se arrestimi i serbëve është bërë, “pasi tek ata është gjetur materiale votuese dhe për shkak se janë punonjës të institucioneve serbe.”
Kjo ministri ka kërkuar nga EULEX-i që të reagojë me urgjencë dhe që të arrestuarit të lirohen. Ndërkohë nuk ka pasur reagime nga ana e institucioneve kosovare.
Ditë më parë, Policia e Kosovës gjithashtu ka arrestuar disa punonjës serbë të Postës dhe Telekomit të Serbisë, tek të cilët kanë konfiskuar materiale me përmbajte të dyshimtë tregtare.