E Diel, 1 Nëntor 2026

BE-ja 3 milion euro për romët, Niko Peleshi hesht për shpërdorimin e fondeve

19-08-2013 / Gazeta 55

Kryebashkiaku i Korcës dhe zëvendëskryeministri i Ramës hesht për shtatë palë qejfe

Deklarata e ambasadorit të BE-së Ettore Sequi se në Shqipëri janë dhënë 3 milionë euro vetëm për komunitetin rom dhe se situata e rëndë e tyre do të pasqyrohet në progres raportin e vjeshtës, i cili do të ndikojë edhe në çështjen e statusit, shkaktoi dyshime të shumta për destinacionin e këtyre fondeve. Këto dyshime janë përqendruara tek kryebashkiaku i Korçës dhe zëvendëskryeministër në shtator, Niko Peleshi, i cili është një nga përfituesit më të mëdhenj të fondeve të BE-së. Niko Peleshi hesht dhe pi birra në festën e Birrës në Korçë duke dëgjuar muzikë rrok dhe as  e çan kokën për përgjegjësitë e tij publike. Në informacionet zyrtare të Delegacionit Europian të Tiranës për hartën e shpërndarjes së fondeve, pikëpyetjet e shpërdorimit të fondeve shkojnë pikërisht tek Kryetari i Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi që prej korrikut të vitit 2012 e për dy vitet e ardhshme, nëpërmjet PNUD me një fond prej 1.5 milionë euro, Bashkia e Korcës është përzgjedhur si përfituese domethënëse e këtyre parave. Madje, projekti është promovuar përmes një ceremonie të bujshme në Korçë asaj kohe dhe u shoqërua edhe me një panair të artizanëve romë, por që nuk mund të kushtonte kaq shumë para në të gjitha rrethanat.  Ndërkaq prezent gjatë anoncimit të projektit ka qenë edhe Fransua Begeot, një ekspert shumë i rëndësishëm I Komisionit Europian në Shqipëri që ka punuar mbi strategjinë e përfshirjes sociale të romëve. Mirëpo e vërteta është se Bashkia e Korcës, prej asaj kohe e deri më sot nuk ka bërë transparente list-pagesën e personave që janë paguar për punën që kanë bërë në Korçë dhe as ndërkombëtaret nuk kanë bërë publike pagesat e ekspertëve të huaj që janë marrë me çështjen. Kjo hedh dyshime mbi vlera shumë të larta të pagesave në “cash – lekë në dorë” kundrejt këtyre personave, ndërsa nuk dihet asgjë mbi rolin kryesor të Kryetarit të bashkisë së Korcës, Niko Peleshi në këtë projekt miliona eurosh. Një gjë është e sigurt pasi nëse do të jepeshin këto para për ndërtimin e shtëpizave për romët, as Korça e as ndonjë rreth tjetër nuk do të vuante kaq shumë shifrat e strehimit për komunitetin rom. Por në vend të punëve të dukshme, është zgjedhur mënyra tjetër për të përfituar pa fund me fondet e fukarenjve dhe ato janë shpenzuar me sa duket në fushën e gjoja trajnimeve, konferencave, panaireve, ëëorkshopeve dhe shumë fushatave sensibilizuese që në thelb janë hedhje hi syve gjithë opinionit publik. Merret me mend se edhe largimi i Niko Peleshit nga Korca për në Tiranë në këtë periudhë ngre pikëpyetje mbi implikimin e mundshëm të tij në skemën e përfitimeve të padrejta me fondet e ndërkombëtarëve dhe për këtë arsye i bëhet edhe një favor duke e larguar nga qyteti ku rrezikohet të zbulohet dhe transferohet në Tiranë për të qenë afër ombrellës së kryetarit socialist Edi Rama.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›