E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Të shmanget tensionimi i situatës politike në vend

19-08-2013 / Gazeta 55

LSI, e pashqetësuar për debatin lidhur me selinë e re të opozitës

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, kërkoi nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, që të evitojë tensionimin e situatës me deklaratat mbi cështjen e ish-Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë. Sipas Vasilit, ky është një konflikt i stisur. “Në radhë të parë dhe mbi të gjitha, problemi më kritik në momentin e sotëm është që vëmendja e medias dhe për fat të keq vëmendja e opinionit publik po orientohet drejt problemit të disa zyrave të një partie, në vend të që të orientohet drejt problemit, ne të gjithë mund ta bënim këtë konferencë shtypi në mjediset e spitalit ushtarak, ku luftohet për jetën, ku do të shikoni që dhjetëra njerëz me kushte shumë të vështira  vërtet përballen me jetën dhe kolegët tanë mjekë dhe infermierë luftojnë me të pamundurën, me pamundësitë që kanë teknike, objektive, të barnave etj., dhe nevojës për të dhënë jetë. Këtu duhet të ishte fokusi kryesor”, deklaroi nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili. Më tej nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, është i qartë kur pyetet mbi reagimin e Presidentit të Republikës pas debateve lidhur me tjetersimin e nderteses se SHQUP. “Problemi në fjalë është një problem i cili duhet verifikuar me gjakftohtësi tërë ligjshmëria e tij. Mendoj që zgjidhja më e mirë do të ishte që përgjegjësitë që ka çdo njeri, apo person në detyrë në qeverinë shqiptare në raport me tërë këtë procedurë të ndjekur, të verifikohet ligjshmëria e tyre dhe kudo ku ka shkelje ligjshmërie të mbahet një qëndrim pa ekuivok për secilin që ka guxuar të shkelë ligjin. Të tëra fazat e mëtejshme, të tëra të përfshirat dhe tensionimi  i mëtejshëm i situatës i kërkuar me insistim nga kryeministri i vendit pikërisht për të krijuar një hulli tensioni, fokusi të paqenë nuk janë pjesë e diskursit tonë politik”, theksoi ai. Numri dy i Lëvizjes Socialiste për Integrim e sheh debatin për selinë e re të PD-së si një konflikt te rrezikshem të stisur nga Berisha. Vasili pohon se mazhoranca e re do të kontrollojë në detaj të gjithë procedurën e kalimit të Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë në pronësi të demokratëve dhe shton se kush nuk ka shkelur ligjin s’ka pse të shqetësohet. Vasili ftoi median dhe opinionin publik që të mos orientohen drejt asaj që e quajti problemi i ca zyrave të një partie, por të fokusohen në fenomene të tjera më shqetësuese. Ndaj, Lëvizja Socialiste për Integrim shprehu shqetësimin e saj për situatën në Spitalin Ushtarak, e sidomos për realitetin në repartin e traumas. Sipas nënkryetarit të kësaj partie, situata në këtë spital është mjaft krikitike dhe ka vështirësi të mëdha sidomos në funksionimin e repartit të traumas.  “Në atë shërbim paraqiten raste jo të zakonshme. Nuk paraqiten për një rrufë apo kollë, por paraqiten me trauma tepër të rënda dhe kritike. Kjo situatë atje në kushtet në të cilat aty punohet, paraqet problematik që nuk pret minutë pas minute. Ndaj apeli ynë në këtë moment shkon në mënyrë të drejtpërdrejtë tek qeveria, e cila duhet të adaptojë masa të karakterit emergjent. Ndërkohë, që qeveria e ardhshme do të jetë e orientuar të marrë masa të karakterit afatmesëm dhe afatgjatë men një strukturë jetike sic është struktura e spitalit ushtarak. por, ndërkohë në gjithë këtë periudhë që kemi përpara deri në ardhjen e qeverisë së re, qeveria aktuale e cila në mënyrë krejtësisht të papërgjegjshme, as nuk prononcohet , as nuk merr masa konkrete duhet të lërë me nxitim pushimet. Një qeveritar nuk mund të ketë pushime dhe plazh por duhet të jetë në krye të detyrës dhe t’i kthejë përgjigje kësaj çështjeje sepse besoj se ka shumë më tepër vlerë për jetën e njeriut të zgjidhen në mënyrë akute problemet e Spitalit Ushtarak duke bërë lloj-lloj zgjidhjesh", nënvizoi Vasili.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›