KE Shqiperia ne moment kritik

E premte 15 Qershor 2012 2219
Presidenti i komisionit evropian Hoze Manuel BarrosoBashkimi Evropian i dergon nje tjeter sinjal te qarte politik Shqiperise per te cuar perpara ne rrugen e integrimit duke permbushur reformat. Presidenti i komisionit evropian Hoze Manuel Barroso duke shfrytezuar mesazhin e urimit derguar me disa dite vonese presidentit te zgjedhur Bujar Nishani nenvizon se momenti kyc i Shqiperise kerkon bashkepunimin e paleve dhe gjyqesor te pavarur. Ky eshte nje moment kritik per rrugetimin evropian te Shqiperise.
Reformat qe Shqiperia duhet te plotesoje per te bere progres per integrimin ne BE kerkojne konsensus dhe qendrueshmeri koherence dhe pune konstruktive nga te gjitha institucionet dhe partite politike. Si president qe perfaqeson unitetin e popullit ne perputhje me Kushtetuten ju do keni nje rol vital per te siguruar se do ruhet nje klime politike e paqte dhe per garantimin e pavaresise dhe profesionalizmit ne institucionet kyce te shtetit vecanerisht ne fushen e gjyqesorit. Bashkepunimi i ngushte dhe i sinqerte mes partive politike ne vecanti sa i perket finalizimit te marreveshjes politike te nentorit dhe angazhimi i vazhdueshem dhe i pergjegjshem nga te gjitha palet jane baza per te garantuar se reformat e nevojshme do implementohen ka thene Barroso. Bie ne sy fakti se pershendetja e zotit Barroso behet ne kohen kur kane kaluar 5 dite nga zgjedhja e kreut te ri te shtetit e kur Komisioni Evropian beri te qarte se mungesa e konsensusit do te pasohet me sinjale jo pozitive per marrjen e statusit te vendit kandidat ne vjeshte.
Komente
Facebook