E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet trupi 27-vjeçarit të mbytur në rezervuar

Mbytjeje në rezervuar, foto arkiv

Sot është gjetur trupi i pajetë i 27-vjeçarit të mbytur në rezervuarin e fshatit Gostivisht të Ersekës.

Pas 4 ditësh kërkimesh për gjetjen e trupit të 27-vjeçarit të mbytur, Festim Bino, autoritetet lokale në Korçë kanë vendosur dje të thajnë rezervuarin e fshatit Gostivisht.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës, ku 27-vjeçari, Festim Bimo, babi i dy fëmijëve humbi jetën pasi tentoi të shpëtonte bagëtitë.

Paraditen e djeshme është kryer ndërprerja e operacionit të kërkimit nga polumbarët, ndërsa pas një takimi mes prefektit të qarkut të Korçës dhe drejtuesve të policisë është vendosur tharja e rezervuarit, si e vetmja mundësi për nxjerrjen e trupit, për shkak të thellësisë rreth 30 metra, turbullirës dhe vetisë thithëse të këtij rezervuari.

Ulja e nivelit të ujit u krye në mënyrë graduale, për të shmangur një përmbytje të mundshme në tokat e fshatit.

Trupi i pajetë u gjet nga 3 fshatarë sot në anë të rezervuarit.  /V.H/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›