Aksident në ndërtim, vdes 25-vjeçari

Trupi i pajetë i një viktime, foto arkiv
Një 25- vjeçar, i cili ishte duke punuar në ndërtimin e një pallati është rrëzuar duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagje Emin Matraxhiu, të qytetit të Elbasanit.
Mësohet se viktima Indrit Qosja, i cili për shkak të humbjes së ekuilibrit, ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme e pallatit, ku ishte punuar dhe gjeti vdekjen e menjëhershme.
Sipas policisë, punëtorë të tjerë në objekt i kanë ardhur në ndihmë 25-vjeçarit, por pa mundur të bëjnë dot gjë, pasi Indriti humbi jetën në vendngjarje menjëherë.
Nga ana e policisë lidhur me këtë ngjarje të rëndë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj. /B.Nergjoni/