BE-ja do te harmonizoje politiken e azilimit

Deri tani praktikisht cdo vend i BE-se ka nje procedure te veten per azilimin. Procedurat kane kohezgjatje te ndryshme dhe te drejtat e azilkerkuesve dallojne dukshem ne praktike. Kryesisht dallime ka ne kuotat e njohjes te se drejtes se azilimit ne vende te vecanta. Keto dallime jane aq te medha sa refugjatet tentojne drejt se ashtuquajtures Asyl-Hopping kjo do te thote qe ata levizin nga njeri vend i BE-se tek tjetri me shpresen se diku do te pranohen.
Komisioni i BE-se perpara nje viti propozoi harmonizimin e se drejtes se azilimit. Komisarja per Politiken e Brendeshme Cecilia Malmstrm paraqiti 15.09.2010 permbledhtas avantazhet e reformes Standarde dhe norma te perbashketa e bejne me efikase politiken e azilimit me me pak kosto por edhe me humane sepse njerezit nuk duhet te presin gjate dhe te vuajne. Nese azilkerkuesit marrin pergjigje pozitive ata mund te integrohen me shpejt ne vendin ku pranohen. Nese ata marrin pergjigje negative eshte me mire qe ata kete ta dine sa me shpejt te jete e mundur. Si rrjedhoje do te kete me pak njerez te cilet per vite te tera transferohen nga njeri vend ne tjetrin dhe presin te marrin nje pergjigje. Gjithashtu do te kete edhe me pak abuzim me kete te drejte.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Komisarja e BE-se duke folur ne takimin e ministrave ne Bruksel me 15.09. 2010
Vendet e Mesdheut kerkojne solidaritet
Disa nga vendet anetare te BE-se ndihen vecanerisht nen presion nga harmonizmi i se drejtes se drejtes se azilimit ve ne dukje presidenti i radhes i Keshillit te Ministrave sekretari belg i shtetit per Migracionin dhe Azilimin Melchior Wathelet Greqia Malta dhe Qiproja jane vende te cilat per shkak te pozites se tyre gjeografike jane te prekura nga valet e emigracionit. Wathelet beri thirrje per solidaritet me keto vende sepse nje vend i vetem nuk mund ta perballoje barren.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Qendra e pranimit te refugjateve qe zbarkojne ilegalisht ne Lampeduza te Italise pamje nga viti 2008
Gjermania dhe Franca terheqin vemendjen nga rreziku i abuzimit
Se sa e ndryshme mund te jete edhe cilesia e procedurave ekzistuese te azilimit kete e ka verifikuar nje komision hetimor. Gjate ketij hetimi jane pyetur gati njemije azilkerkues ne vende te ndryshme te BE-se lidhur me pervojen qe ato kane pasur. Gjermania ze vendin e pare sepse sipas azilkerkuesve ata jane sqarohen ne menyre te hollesishme mbi te drejtat dhe detyrimet e tyre madje lenda eshte e perkthyer ne 59 gjuhe.
Shume me keq trajtohen azilkerkuesit p.sh. ne Beligjike dhe ne Danimarke nder te tjera edhe sepse informacionet perkatese ekzistojne te perkthyera ne vetem pak gjuhe te huaja. Ne raportin e ketij komisioni kritikohen disa vende per mungesen e asistences juridike. Gjithashtu afatet per dorezimin e refuzimit ne vendet e BE-se variojne nga dhjete dite deri ne dy muaj.
Ne nje dokument te perbashket te Gjermanise dhe te Frances paralajmerohet qe ne harmonizimin e planifikuar te se drejtes se azilimit te vendosen standarde te forta te perbashketa per mbrojtjen e kesaj te drejte nga abuzimet. Qysh tani verehen qarte hapesira per abuzim thuhet ne kete dokument. Ministri francez i Emigracionit Eric Besson beri fjale shprehimisht per nje Supermerkato-Azili qe te dyja vendet duan ta shmangin.
Autor Christoph Hasselbach / Vilma Filaj-Ballvora
Redaktoi Eliana Xhani