E Diel, 1 Nëntor 2026

Al Xhazira e mireseardhur ne Ballkan

Ne prag te luftes ne mediat e Bosnje-Hercegovines flitej per mundesine qe Sarajeva te jete qender e nje kanali televiziv te Euronews-it. Ky detaj i kujtohet drejtorit te Qendres se Mediave ne Sarajeve Boro Kontiq edhe tani kur behet fjale per futjen e mundshme te Al Xhazires ne tregun e mediave ne Bosnje-Hercegovine dhe ne Ballkan.

Kur nje kanal kaq i madh televiziv do te futet ne tregun tuaj tek njerezit menjehere zgjohet frika nese kemiserishte bejme me mundesine e shperthimit te ndonje lufte te re apo te kthesave te medha politike. Mirepo mendoj se ne kete rast kemi te bejme thjesht me deshiren e nje kanali televiziv qe te shtrihet edhe ne keto rajone pohon Kontiq. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Studio e Al Xhazires ne Doha

Vendimi i Al Xhazires eshte nje ide interesante sepse ketu nuk kemi te bejme me ndonje oferte te madhe financiare pasi tregu ne Bosnje-Hercegovine nuk eshte shume i madh. Pra qarkullimi i parave me siguri qe nuk eshte motivi kryesor pohon sekretarja Shoqates se Gazetareve te B-H Borka Rudiq duke shtuar se sipas te dhenave te deritanishme Al Xhazira do te duhej te emetonte lajme per tere rajonin. Kjo me siguri do te influencoje hapesiren e mediave ne Ballkan.

Fjala eshte per nje rrjet me mbeshtetje te fuqishme dhe me mundesine e perzgjedhjes se kuadrove te mira pohon Kontiq. Ndersa Borka Rudiq shtron pyetjen se sa kuadro ne kete rajon mund tu pergjigjen kerkesave te nje rrjeti te ketille. Ajo nuk eshte e sigurt se ne rajonet tona do te kete kuadro te mjaftueshme kualitative dhe profesionale per tiu pergjigjur interesave te ketilla.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sekretarja Shoqates se Gazetareve te B-H Borka Rudiq

Shume eksperte mendojne se me lajmet e veta ne gjuhet e te gjitha vendeve te ish - Jugosllavise Al Xhazira do te ishte nje konkurrent serioz per televizionet ne kete rajon. Por drejtuesi i sektorit informativ ne televizionin e Bosnje-Hercegovines Damir Shimiq paralajmeron se askush nuk duhet te dorezohet para betejes .

Al Xhazira me siguri qe eshte nje rrjet me fuqi te medha finaciare qe mund te angazhoje gazetaret dhe kuadrot me kualitative dhe te behet nje konkurence shume e madhe per televizionet e medha ne keto rajone pohon Shimiq. Ndersa Boro Konti thekson se do te jete shume interesante te shihet se si nje rrjet mund te ofroje informacione objektive ne shtetet e lindura pas shkaterrimit te ish-Jugosllavise.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Drejtori i Qendres se Mediave ne Sarajeve Boro Kontiq

Ky rrjet ndoshta mund te tejkaloje problemet e tanishme dhe interesat e ngushta te bashkesive te ndryshme etnike serbe boshnjake apo kroate Borka Rudiq nuk eshte e bindur qe televizionet pra as Al Xhazira mund te jene imune ndaj ndikimeve politike. Sipas saj Al Xhazira do te ndikoje ne krijimin e opinionit publik ne B-H. Megjithate ajo nuk mendon se me futjen e Al Xhazires ne keto rajone do te forcohet faktori radikal islamik.

Nuk mendoj se me futjen e Al Xhazires tek ne do te forcohet edhe ndikimi nga Lindja dhe mendoj se ky nuk eshte motivi i Al Xhazires pohon Borka Rudiq.

Drejtori i Qendres se Mediave ne Sarajeve rikujton se secili faktor eshte i interesuar te shfrytezoje influencen e mediave. Por ne rastin e Al Xhazires mendon se do te mbisundoje interesi i asaj qe quhet informacioni primar.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Globi dhe logo e Al Xhazires

E di qe Al Xhazira eshte kanali i pare i cili emeton mesazhet e Al Kaides por nuk kam asnje te dhene me te cilen mund te deshmohet se ky televizion ka lidhje me grupet ekstremiste islame pohon Boro Kontiq.

Borka Rudiq shpjegon se Al Xhazira do te jete kanali i dyte i huaj ne B-H. Ajo rikujton se edhe futja e televizionit Pink nga Serbia ne tregun boshnjak kishte shkaktuar reagime te shumta dhe eshte pritur me skepticizem per shkak te ndikimit te madh te politikes se Millosheviqit dhe politikes se pergjithshme negative ndaj B-H qe megjithate nuk ka ndodhur. Sipas te dhenave te deritanishme ky televizion i Katarit do te investoje ne seline e saj ne Ballkan rreth 11 milione euro. Nderkohe qe kerkesa e kuadrove tani me ka filluar.

Autor Samir Huseinoviq/ Bahri Cani

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›