BE-ja e gatshme t'i mbyllë kufijtë

Në BE në nivel më të lartë po shqyrtohen mundësi të ndryshme, të cilat do të kishin pasoja mbi gjendjen e sigurisë në Union, pas falimentimit të Greqisë. Këshilli i BE-së tani më diskuton për mundësitë për mbyllje të kufijve, në rast të vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme në Greqi. “Të gjitha shtetet në BE po përgatiten për këtë mundësi", thekson gazeta.
"Standard" thekson se në rast të kaosit në Greqi, sasi më të mëdha të parave mundet në mënyrë joligjore të dërgohen në vendet e huaja.
"Mbyllja formale e kufijve nuk do të ishte problem më i madh, për dallim nga dalja e diskutuar e Greqisë nga Eurozona, që nuk është parashikuar në marrëveshjet e BE-së.
Në Marrëveshjen e Shengenit ekzistojnë rregulla të qarta, të cilat do ta mundësonin masën e këtillë. Vendet fqinje, në rast të rrezikut të sigurisë publike dhe rendit, menjëherë mund t'i mbyllin kufijtë dhe sërish të vendosin kontrolle kufitare", thekson gazeta vjeneze.