E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon kërkimi i të mbijetuarve të tërmetit në Itali

Ekipet e shpëtimit në Italinë veriore vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar, pas tërmetit që ka goditur të martën këtë rajon dhe ka shkaktuar vdekjen e të paktën 17 personave.

Zyrtarët policorë thonë se të paktën edhe një person figuron i zhdukur.

Tërmeti prej 5.8 shkallësh të Rihterit është ndjerë në tërë pjesën veriore dhe qendrore të Italisë dhe ka shkatërruar ndërtesat, edhe ashtu të dëmtuara nga tërmeti i pak ditëve më parë.

Dridhjet e fuqishme të tokës më 20 maj kanë shkaktuar vdekjen e shtatë personave, si dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Autoritetet qeveritare thonë se numri i personave të pastrehë është rritur në 14 mijë, si pasojë e të dyja tërmeteve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›