Stramaccioni edhe tre vite në Inter

Interi i ka ofruar kontratë tre vjeçare Andrea Stramaccionit, pas përshtypjeve të mira që ka lënë gjatë kohës që ka qenë trajner i përkohshëm i skuadrës.
Edhe pse Stramaccioni dështojë që ta kualifikojë Interin në Ligën e Kampionëve, ai do të ketë edhe një shancë, që sezonin e ardhshëm Interin ta kualifikojë në top-tre.
Vazhdimin e kontratës konfirmoi vetë Moratti i cili tha: “Po kontrata e tij u vazhdua edhe për tre vite të tjera”.
Për Stramaccionin kjo është detyra e dytë si trajner, pasi më herët kishte udhëhequr edhe akademinë e Interit.