E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE-ja e shqetësuar për Timoshenkon

Timoshenko pretendon se është dhunuar gjatë kohës që po dërgohej për një ekzaminim në spital të premten, dhe që prej asaj kohe ka hyrë në grevë urie. Autoritetet vendase hedhin poshtë akuzat.

"Shefja e diplomacisë së BE-së, Katherine Ashton është thellësisht e shqetësuar për situatën e opozitares Timoshenko dhe u kërkoi autoriteteve ukrainase të lejonin ambasadorin e BE-së në Ukrainë për ta vizituar", deklaroi zëdhënësi i saj në një komunikatë.

51-vjeçarja është dënuar me 7 vjet heqje lirie para rreth një viti për një kontratë të nënshkruar me Rusinë gjatë kohës që ishte në krye të ekzekutivit. Zyrtarët vendas pretendojnë se aty ka korrupsion ndërsa ajo vetë të gjithë këtë e shikon si një hakmarrje personale të presidentit të vendit Viktor Janukovic./Start/

                                                                                             2012-04-26 15:07
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›