KLSH marrëveshje bashkëpunimi me Slloveninë

Marrëveshja u përgatit në bazë të parimeve të përbashkëta të respektit, besimit dhe bashkëpunimit dypalësh të Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve të Auditimit Suprem (INTOSAI) si edhe të Organizatës Europiane të Institucioneve të Auditimit Suprem (EUROSAI).
Marrëveshja përfshin shkëmbimin e mësimeve të nxjerra, sikundër trajnimin e audituesve dhe këshillimin mbi metodat e auditimit.
Duke patur parasysh ndryshimet në kuadrin ligjor dhe ekonomik të secilit shtet, është e mundur të përdoret eksperienca e fituar nga të tjerët si bazë rritjen e efektivitetit dhe efiçiences së auditimit. Dokumenti i nënshkruar është shumë i rëndësishëm për KLSH-në. Institucioni Suprem i Auditimit në Slloveni është modern, një ndër institucionet më profesionale në Evropë.
Nëpërmjet mbështetjes së parashikuar në marrëveshje, KLSH dhe Gjykata e Llogarive e Sllovenisë do të shkëmbejnë eksperiencë në auditimin financiar, atë të përputhshmërisë dhe të performancës, si dhe në certifikimin e deklaratave financiare. Ata po ashtu do të eksplorojnë mundësitë për të përgatitur projekte të përbashkëta, për të forcuar kapacitetet e KLSH në planifikimin strategjik dhe përdorimin e teknikave të auditimit modern. /Start/
2012-04-26 14:27