E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri pakistanez shpallet fajtor, por i shpëton burgut

Megjithatë, Gjykata i dha Gilanit vetëm dënim simbolik teksa nuk do të qëndrojë në burg për asnjë moment.

Gilani ka mohuar të ketë bërë çfarëdo lloj shkeljeje të ligjit në lidhje me rihapjen e çështjeve kundrejt Presidentit Asif Ali Zardari, pasi ai kishte imunitet.

Kryeministri argumentoi se Presidenti, i cili i mohon akuzat për korrupsion, ka imunitet si kre i shtetit.

Në Pakistan kohët e fundit janë vëne re shenja të përplasjes mes qeverisë dhe sistemit gjyqësor, i cili besohet se mbështetet nga ushtria.

Avokatët mbrojtës të Gilanit thanë se ai do ta apelojë këtë vendim gjykate.

/Start/F. P/

                                                                                             2012-04-26 14:26
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›