BE-ja është e bindur se Plani i Ahtisaarit zgjidhë çështjen e veriut

Ambasadori austriak në Beograd, Clemens Koja ka thënë se pas bisedimeve të Kosovës dhe Serbisë për energjinë dhe telekomunikacionin do të jetë e nevojshme të hapet proces i gjerë politik.
“Në fakt, pas, shpresoj, bisedimeve të suksesshme për energjinë elektrike dhe telekomunikacionin do të jetë e nevojshme qe të hapet proces i gjerë politik në mënyrë qe merren me çështje të mbetura politika, siç janë të drejtat e serbëve në veri, mbrojtja e trashëgimisë kulturore serbe, kthimi i të shpërngulurve dhe kështu me radhë”, ka thënë Koja për gazetën serbe “Danas”.
Sipas tij, BE-ja është e njohur me qëllimin e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq për ngritjen e dialogut në nivel politik, transmeton RTK.
Ai ka theksuar se BE-ja është e bindur se Plani i Ahtisaarit përmban zgjidhje për këto çështje, por duhet të gjendet mënyra sesi të arrihet deri te pajtimi i cili iu konvenon të dy palëve.