E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca e do PDK-në pa SHIK

Marrëveshja për një koalicion tani dhe për atë parazgjedhor mes PDK-së dhe AAK-së do të funksionalizohej nëse PDK-në edhe pas zgjedhjeve të brendshme do ta udhëheqin Hashim Thaçi dhe fraksioni i kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe ish-ministrit të MTPT-së, Fatmir Limaj, shkruan Koha Ditore.

Burime të kësaj gazete kanë shpjeguar se Aleanca e Ramush Haradinajt e ka problem bashkëpunimin me PDK-në nëse njerëzit e ish-Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) do të jenë në strukturat udhëheqëse të saj. Sipas të njëjtave burime, qëndrimi i AAK-së kundër SHIK-ut është parimor dhe i ndërtuar qysh moti. “Si i tillë nuk mund të ndryshojë”, ka thënë burimi i gazetës.

Por, sipas këtyre burimeve, oferta aktuale e PDK-së për partinë e tretë opozitare është gatishmëria që të mbështesin Ramush Haradinajn për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme që do të mbaheshin më 2013 ose 2014. Për të arritur këtë marrëveshje kushti i PDK-së është që AAK-ja t`i bashkohet në koalicionin aktual për të qeverisur Kosovën.

Çka i ka thënë gazetës një zyrtar i afërt me kryeministrin Thaçi, çka thotë Blerim Shala, nënkryetar i AAK-së , a e mirëpret kryetari i GP të PDK-së, Adem Grabovci këtë, pse Vetëvendosje dhe LDK-ja nuk duan të hyjnë në koalicion e të tjera mund t’i lexoni gjerësisht në numrin e sotëm të gazetës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›