E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lodhen në opozitë

Qëndrimet e forta të AAK’së kundër koalicionit me PDK’në, i takojnë së kaluarës. Në këtë subjekt politik po e presin vetëm vendimin e Tribunalit të Hagës për Ramush Haradinajn, për ta nisur bashkëpunimin me Hashim Thaçin. Zyrtarët e kësaj partie thonë se këtë po e bëjnë për të mbrojtur interesat e vendit, e jo për pushtet.

Qëndrimet e forta të AAK’së përballë një koalicioni me PDK’në ishin qartësuar gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e vitit 2007.

Atëherë vëllai i Ramush Haradinajt, Dauti pati deklaruar se me PDK’në dhe Hashim Thaçit nuk do të kenë kurrë bashkëqeverisje. Të njëjtën e patën përsëritur edhe në fushatën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të fundvitit 2010.

“Po rikonfirmoj se ne kemi vendosur njëherë se JO në koalicion me PDK’në dhe pikë. Nga AAK’ja nuk ka kthim mbrapa, sikur nuk ka kthim mbrapa nga pavarësia e Kosovës”, ishte zotuar kohë më parë Daut Haradinaj.

Deklarata të tilla janë përsëritur vazhdimisht nga zyrtarë të të gjitha niveleve në AAK.

Por, tash duke se gjithçka ka ndryshuar.

Megjithëkëtë, Sekretari i AAK’së, Burim Ramadani mohon se partia e tij ka lëvizur në qëndrimet e saj.

“Nuk kam çka them më shumë se ato që i kemi thënë më herët. Nuk kemi ndryshuar kurrfarë qëndrimi”, ka thënë Ramadani, duke mos dashur të flasë më shumë.

Pas pesë vitesh në opozitë, zyrtarët e AAK’së po deklarojnë se janë të gatshëm të hyjnë në Qeveri edhe me PDK’në, vetëm se kushti kryesor i tyre është që Ramush Haradinaj të bëhet Kryeministër.

Aktualisht, Lideri i AAK’së mbrohet në liri ndaj akuzave të Tribunalit të Hagës.

Burime të Expressit thonë se vendimi për Ramush Haradinajn pritet të nxirret më së largu në fillim të muajit tetor. Deri atëherë, pothuajse gjithçka do të mbetet e paqartë.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›